09.02.2017 · përditësuar para 3442 dite1 min lexim
Manastiri i Deçanit konsiderohet si objekt i trashëgimisë fetare serbe.
Mirëpo, një historian po pretendon se ka fakte që kjo faltore e shekullit XIV i ka takuar shqiptarëve.
Sipas Shkodran Imerajt, Kristobula e Manastirit është marrë nga aty bashkë me 4 libra tjerë fetarë në vitin 1330 por askund nuk ekziston origjinali i këtij dokumenti.
Kjo sipas Imerajt do të thotë që ai është falsifikuar, njofton Klan Kosova.
Ai thotë se edhe arkitekti i Manastirit Fra Vito nga Kotorri, ishte shqiptar dhe kjo e dëshmon autenticitetin e këtij objekti.
Më së shumti, sipas Imerajt e dëshmon një kërkesë e kryemonakut të manastirit Serafim Ristiq që shërbente gjatë viteve të 50-ta të shekullit XIX aty.
Në këtë dokument Ristiq ka kërkuar nga Cesa Jovanoviq, Arqipeshkop i Beogradit kthimin e kopjes së Krisobulës në bibliotekën e manastirit, e një gjë e tillë nuk u bë kurrë.
Ndërkaq në një libër të Ristiqit sipas historianit që po e studion këtë çështje dëshmohet edhe më shumë se Manastiri është i shqiptarëve, pasi aty këndohet një lutje me fjalët “Manastir i lashtë, në trevën e Dardanisë qëndron qysh moti”.
Për më tepër mund ta shikoni kronikën nga Artiana Matoshi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.