Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, ka uruar që edhe Kosova të arrijë të ngjitet në fazën e Play Off-it në Botëror.
Në Klan Kosova, pas fitores ndaj Andorrës, ai ka thënë se Shqipëria e meritoi rezultatin e sotëm pasi pati ndeshje të mira, transmeton Klankosova.tv.
“Ne kemi arritur në Play-Off sepse kemi pasur 7 ndeshje shumë të mira, pa humbje. E dimë që Anglia ishte e vështirë, jo e pamundur, sepse ka diçka më shumë se ne. Është normale, pasi ka lojtarë të klasit botëror”, ka thënë Manaj.
I pyetur për përballjen e mundshme me Kosovën në Play-Off, Manaj u shpreh: “Por besoj se me kualitetet tona mund të luajmë ndaj të gjitha ekipeve. Normalisht shpresojmë që të mos jetë Kosova, sepse do të futemi të dy në Botëror. Por gjithsesi, nëse na del ky fat që ose ne ose Kosova të shkojmë në Botëror, nga njëra anë mund të jemi të mërzitur, por ose ne ose ata do të shkojmë, dhe do të jemi të kënaqur brenda vetes sonë”. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.