Lojtari i Dritës, Arb Manaj, pas suksesit historik të “Intelektualëve” në intervistën me gazetarin dhe drejtorin e sportit në Artmotion, Arlind Sadikun, është shfaqur me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Manaj tha se janë të lumtur për suksesin e klubit, pasi tha se kanë pasur kundërshtarë shumë të vështirë në rundin e dytë të Championsit dhe rundin e tretë të Europa League.
“Mendoj që ndeshjet i kemi humbur nga euforia e madhe, jo nga kualitetit pasi kemi qenë aty-aty, jemi ndëshkuar në disa gabime. Por në fund ia arritëm qëllimit që e kemi pasur që në fillim”, tha Manaj, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se suksesin ia dedikojnë kapitenit të Dritës, Brojës, për të cilin tha se është kapiteni më i mirë që e ka pasur ndonjëherë.
Drita sonte e ka shkruar historinë, duke arritur që për herë të parë të kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.