Manchester United po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për të transferuar mesfushorin danez të Sporting Lisbonës, Morten Hjulmand.
26-vjeçari, kapiten i Sportingut dhe pjesë e kombëtares së Danimarkës, po kalon një formë të shkëlqyer në Portugali dhe shihet si përforcim ideal për mesfushën e “Djajve të Kuq”.
Trajneri i ri i Unitedit, Ruben Amorim, e njeh mirë Hjulmandin nga koha e përbashkët në Lisbonë, gjë që mund të lehtësojë transferimin.
Përveç Unitedit, interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe Juventus dhe Tottenhami.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.