Lajmet e fundit

Sipas Il Corriere dello Sport, Manchester United ka kuptuar se investimi në Joshua Zirkzee nuk ka dhënë rezultatet e pritura, prandaj ata mund të shqyrtojnë mundësinë e një transferimi të tij te Juventus.
Burime të tjera të besueshme, si Calciomercato.com, kanë raportuar javën e kaluar se janë duke u zhvilluar negociata informale mes agjentit të Zirkzee, Kia Joorabchian, dhe drejtorit të Juventus, Cristiano Giuntoli.
Zirkzee, i cili kaloi te Manchester United nga Bologna për një shumë që tejkaloi 40 milionë euro, nuk ka arritur të justifikojë pritshmëritë këtë sezon, shkruan Football-italia.com, përcjell Klankosova.tv.
Pavarësisht se shënoi vetëm një gol për "Djajtë e Kuq", ai mund të gjejë një mundësi transferimi te Juventus, ku mund të rikthehet nën udhëheqjen e trajnerit Thiago Motta.
Motta ka pasur një sezon të suksesshëm me Zirkzee, i cili shënoi 12 gola në 37 ndeshje gjatë periudhës së tij te Bologna.
Përveç kësaj, raportohet se Juventus do të kërkojë një sulmues të ri në dritën e një transferimi të mundshëm të Dusan Vlahoviq, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2026.
Nëse Vlahoviq nuk arrin të rinovojë kontratën, Juventus mund të shesë sulmuesin serb, duke e konsideruar Zirkzee si një mundësim për ta zëvendësuar.