Manchester United, nuk arriti të hënën të shënonte qoftë edhe një gol të vetëm.
Por këtë e bëri dy herë skuadra kundërshtare – Newcastle, përcjell Klankosova.tv.
Mysafirët qysh në fillim e nisën mirë. Alexander Isak ia tundi rrjetën vendasve në minutën e 4-të.
Edhe goli i dytë u dha në pjesën e parë, të cilin e shënoi Joelinton.
United që ka vendin e 14-të në tabelë, nga pesë ndeshjet paraprake kryesisht dështoi. Kjo skuadër nga to i ka katër humbje, dhe një fitore.
Ekipi Newcastle me vendin e 5-të në tabelë, për dallim nga kundërshtarët që i mposhti sonte, nga pesë ndeshjet paraprake ka katër fitore dhe një humbje.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.