Malvina Haziri dhe Yll Kastrati janë pjesë e JR NBA Kampit të Evropës dhe Lindjes së Mesme.
Kampi përzgjedhës i Jr. NBA Europe & Lindja e Mesme do të mbahet në Romë të Italisë në akademinë e njohur të basketbollit 'Stella Azzurra'.
Në këtë kamp do të marrin pjesë 30 vajza dhe 30 djem të shteteve të Evropës dhe Lindjes së Mesme. Kjo është hera e parë që dy fëmijë nga Kosova ftohen, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu në kamp do të marrë pjesë edhe Arben Krasniqi në cilësinë e trajnerit.
Drejtor i kampit është trajneri i mirënjohur i NBA, Ryan Sanders, derisa si ambasadorë të NBA do të jenë Zaza Pachulia, Vladimir Radmanoviq, Rony Turiaf dhe Cecilia Zandalasini.
Kampi do të fillojë më 4 dhe do të përfundojë më 8 maj.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.