Cristiano Ronaldos duket se nuk po i shkojnë pushimet mirë.
Atij i bëri një vaki jo e këndshme.
Ronaldos iu shkatërrua një veturë që ka kushtuar hiç më pak se 2.5 milionë euro të cilin e kishte blerë në vitin 2016-të kur e kishte fituar Kampionatin Evropian me Portugalinë.
Siç raportojnë mediat e njohura ndërkombëtare portugezi nuk ishte në timon.
Thuhet se një punëtor i fituesit të pesëfisht të "Topit të artë" e humbi kontrollin dhe u përplas me rrethojën e shtëpisë ku po pushojnë CR7 dhe familja e tij, shkruan The Sun përcjell Klankosova.tv.
Vozitësi nuk ka pësuar lëndime të mëdha por pjesa e përparme e veturës po.
Tani si duket Cristiano Ronaldos duhet ta rregullojë "Bugattin" ose ta blejë krejt të ri.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.