Malisheva është përforcuar me qendërmbrojtësin Samuel Opeh të cilin e mori nga Laçi i Shqipërisë.
“Me kënaqësi ju prezantojmë qendërmbrojtësin nigerian, Samuel Opeh, i cili nga ky edicion do të mbrojë ngjyrat tona”, thuhet në postimin e Malishevës.
“Opeh vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku me fanellën e Laçit ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit”.
“Cilësitë dhe përvoja e tij do t’i japin më shumë stabilitet dhe siguri repartit tonë defanziv. Jemi shumë të lumtur që Samuel bëhet pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ri”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.