Gjilani do të jetë nikoqir i Malishevës, në kuadër të javës së 33-të të Superligës.
Ndeshja nis nga ora 15:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion në kanalin Sport 1, me komentimin e Arbon Flugajt.
Malisheva që gjendet në vendin e 3-të me 48 pikë, do ta kërkojë fitoren ndaj skuadrës nga Gjilani, që gjendet e pesta me 45 pikë dhe është në luftë të drejtpërdrejt për një vend në Evropë.
Loja do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.