Edicionin e kaluar u cilësua si befasia e këndshme e Superligës, pasi arriti të kualifikohet për eliminatoret evropiane.
Por Malisheva në sezonin e ri po bënë shumë më mirë, mbase duke i kaluar edhe pritshmëritë e veta, njofton Klankosova.tv.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Bekim Isufi, pas tetë xhirove të para gjendet në vendin e parë në tabelë, me plot 17 pikë të grumbulluara, e ndjekur nga Ballkani e Llapi që kanë nga tri më pak.
Kampioni aktual ka luhatje të vazhdueshme, sidomos në ndeshjet si mysafir, kurse nënkampionët e nisën keq, por u kthyen në seri pozitive pas dy humbjeve radhazi nga Malisheva e Prishtina. Llapianët fituan tri ballafaqime, para se të barazonin të dielën me "Xhebrailat" 0-0.
Prishtina, Drita e Suhareka kanë arkëtuar deri tani nga 13 pikë, por "Intelektualët" kanë për t'i zhvilluar dy ndeshje të mbetura, pikërisht me këta dy kundërshtarë me të cilët kanë pikë të njejta.
Gjilani ka zhgënjyer deri tani, pasi me gjithë përforcimet dhe organizimin e ri të këtij klubi, "Skifterat" por edhe njohësit e futbollit, kanë pritur më shumë se 9 pikë në tetë xhiro, raporton Klankosova.tv.
Ferizaj po mundohet të mbahet, duke marrë dy fitore e një barazim deri tani, kurse në javët e fundit më së shumti kanë zhgënjyer Dukagjini dhe Feronikeli'74.
Ekipi i udhëhequr nga Ismet Munishi megjithatë ka dy fitore, kurse Nikli vetëm një barazim.
Këto dy skuadra kanë ecurinë më të keqe së fundmi. "Klinasit" pasi u mposhtën nga Ferizaj, regjistruan humbjen e katërt radhazi, të gjashtën në total, kurse klubi nga Drenasi është më keq se të gjithë.
https://www.youtube.com/watch?v=4hh-C2EaUUU
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.