Mërgim Pefqeli është lojtar i ri i KF Malishevës.
Skuadra e sapo promovuar në elitën e futbollit kosovar, bëri prezantimin e lojtarit në faqen e tyre zyrtare në Facebook, përcjell Klan Kosova.
“Mergim Pefqeli lindur më 25 nëntor 1993 në Prishtinë, është futbollist profesionist i cili si luan si mesfushor i majtë, ai po ashtu luan edh si mesfushor i djathtë dhe sulmues i dytë. Mërgimi vlerësohet shumë për aftësitë e tij teknike dhe është i njohur për pasimet e sakta, lëvizje inteligjente dhe gjuajtjet e fuqishme nga distanca e largët”, thuhet në njoftim.
Malisheva dhe Pefqeli mes veti kanë nënshkruar kontratë 1 vjeçare.
Gjatë ditës, Malisheva prezantoi edhe mbrojtësin Azem Bejta.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.