Arbër Prekazi i ka dhënë avantazhin Malishevës ndaj Gjilanit, krejt në fund të pjesës së parë.
Atë e asistoi Drilon Hazrollaj, futbollisti që paraprakisht e goditi shtyllën, njofton Klankosova.tv.
Kjo ndeshje po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion, teksa është e vlefshme për xhiron e 24 të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Nëse e ruajnë rezultatin deri në fund, malishevasit me 40 pikë do të barazoheshin me Ballkanin e vendit të dytë, kurse me gjashtë m= pak, "Skifterat" që gjenden në pozitën e katërt.
Nga ana tjetër, Drita po e udhëheq bindshëm kampionatin me 53 pikë.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.