Lajmet e fundit

Malisheva doli në krye të tabelës së Superligës së Kosovës në Futboll.
Kjo pas përfundimit të përballjes me Feronikelin 74, ku rezultati përfundoi me barazim.
Të dy golat u realizuan në pjesën e dytë, raporton Klankosova.tv.
Agon Xhaka i Malishevës e futi topin në rrjetë në minutën e 64-të.
E Armend Gashi i Feronikelit 74 arriti të shënojë gol në minutat shtesë të pjesës së dytë.
Malisheva tashmë pas javës së shtatë është në krye të tabelës me 14 pikë, një më shumë se Ballkani që është në vendin e dytë, dhe një më shumë se Llapi i cili është në vendin e tretë.