Malisheva ka shënuar fitore dramatike në udhëtim te Drenica me rezultat 3:4 në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës.
Drenica kaloi në epërsi që në minutën e 4-të të takimit me Chacon, ndërsa në minutën e 13-të e dyfishoi rezultatin me golin e Ukës.
Malisheva arriti që ta ngushtonte epërsinë në minutën e 45-të të takimit me Aliun, për tu mbyllur pjesa e parë me rezultat 1:2.
Në minutën e 69-të, Uka realizoi për 3:1, ndërsa Malisheva u kthye shpejt në lojë me Brrutin i cili realizoi për 3:2 në minutën e 72-të, kurse shifrat i barazoi Ferati në minutën e 75-të, njofton Klankosova.tv.
Kurse, goli i katërt për Malishevën erdhi krejt në fund të ballafaqimit, ku Drenica shënoi autogol.
E, fitore sot shënoi edhe Drita pasi e mposhti Dukagjinin me rezultat 3:1, pavarësisht se në minutën e 20-të, Isufi realizoi për 0-1.
Por, vetëm pas tre minutash Drita arriti që ta barazonte rezultatin, ndërsa golat e fitores u shënuan në minutat 54 dhe 86.
Aktualisht, Dukagjini gjendet në pozitën e tretë me 13 pikë, Drenica në vendin e katërt me 11, një pozitë më poshtë është Malisheva me 10 pikë, kurse në vendin e gjashtë është Drita me tetë pikë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.