Malisheva ka arritur fitore 2–0 në shtëpi përballë Llapit. Skuadra e trajnerit Elon Berisha dominoi nga fillimi i ndeshjes duke krijuar disa mundësi shënimi me Diattan, Xhylanin e Zekën.
Goli për Malishevën erdhi në pjesën e dytë kur realizoi mbrojtësi Donart Vitija me vollej pas zhvillimit të një këndoreje.
Në minutën e 69-të Malisheva shënoi sërish, autor i golit ishte Mevlan Zeka pas një asisti brilant të Valmir Nafiut.
Malisheva me këtë fitore ka 40 pikë në vendin e katërt, ndërsa Llapi është në zonën e barazhit në vendin e tetë me 29 pikë./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.