Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen kthyese në mes Vikingurit dhe Malishevës në kuadër të kualifikimeve për Conference League.
Në 45 minutat e para, islandezët shënuan plot pesë gola ndaj malishevasve.
Serinë e shënimeve e hapi Hansen në minutën e 11-të, ku vetëm 10 minuta më vonë i njëjti lojtar e dyfishoi epërsinë.
Kaluan vetëm tetë minuta, ku në të 29-ën Ekroth trefishoi rezultatin, ndërsa hat-trickun Hansen e kompletoi në minutën e 36-të, njofton Klankosova.tv.
Tre minuta para fundit të pjesës së parë, asistuesi i dy golave të para, Hafsteinsson realizoi gol për 5-0.
Rezultati nga të dyja ndeshjet në mes Vikingurit dhe Malishevës është 6-0, pasi islandezët fituan ballafaqimin e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 0-1.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.