Konferenca shkencore me temë “Gjuha dhe kultura e shqiptarëve në Malin e Zi” e organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të mbahet më 24 maj 2025, në Ulqin.
Qëllimi i konferencës është që përmes një analize shkencore shumëdimensionale t’i identifikojë, vështrojë dhe analizojë problemet dhe dukuritë në fushën e gjuhës dhe kulturës shqiptare, shkaqet e gjendjes ekzistuese dhe pasojat për të ardhmen, duke ofruar edhe ide për zgjidhjen e tyre, por edhe t’i vë në pah të arriturat e shqiptarëve në Malin e Zi në këto fusha, transmeton klankosova.tv.
Në konferencë do të paraqiten 13 kumtesa të studiuesve nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa artikujt e lexuar do të botohen në një përmbledhje të posaçme.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.