Në ditën e dytë të vizitës në Mal të Zi, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga ambasadori kosovar në Podgoricë, Skënder Durmishi, u takua me Ministrin e Kulturës së Malit të Zi, Janko Ljumoviq, i cili ishte i shoqëruar nga Dragica Miliq, Drejtore e Përgjithshëm e krijimtarisë kulturore e artistike.
Në fillim të takimit, Ministri i Kulturës së Malit të Zi, Janko Ljumoviq, pasi shprehu kënaqësinë për këtë takim, shpalosi qëndrimet mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, njofton Klan Kosova.
Veçmas u theksua mundësia e përshpejtimit të këtij bashkëpunimi kur kihet parasysh e dhëna se ministritë e të dyja vendeve tashmë kanë arritur ujdi në parim për nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Kulturorë.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është zgjerimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente të Palëve Kontraktuese në fushën e kulturës, të artit, të trashëgimisë kulturore, duke mos e lënë anash as arritjet bashkëkohore të kulturës së të dyja vendeve, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.