E ardhmja e Mike Maignan te Milan mbetet e paqartë. Portieri francez ka kontratë deri më 30 qershor 2026, por deri tani nuk ka shenja për rinovim.
Klubi po e ndjek situatën nga afër dhe, sipas Tuttosport, ka rikthyer interesin për Zion Suzuki, portierin japonez të Parmës.
Suzuki, në sezonin e kaluar ka zhvilluar 37 ndeshje duke ruajtur portën e paprekur në tetë raste. Edhe pse aktualisht është i dyti te Parma, ai shihet si një alternativë serioze nëse Maignan nuk vazhdon rrugëtimin me kuqezinjtë.
Situata pritet të zhvillohet në muajt e ardhshëm, me Milanin që nuk dëshiron të mbetet pa një emër të madh mes shtyllave./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.