Lajmet e fundit

Carmen Dell’Orefice është një modele 84 vjeçare. Carmen akoma sfilon në pasarelat më të njohura, realizon fotografi për revistat më të njohura të modës dhe vazhdimisht është pjesë e kampanjave reklamuese.
Sekreti i të qenit akoma në formë shumë të mirë është krejt i thjeshtë: ajo shijon gjumë të rehatshëm dhe noton shumë ndërsa nuk brengoset për moshën e saj. Karmen megjithatë nuk mohon edhe bërjen e operacioneve plastike.
“Ka gjithmonë diçka që mund të intervenosh”, ka thënë ajo duke shtuar se operacionet estetike nuk janë mjaftueshëm.

“Trupi dhe mendja duhet të jenë në formë të mirë”, është shprehur Dell’Orefice, transmeton Klan Kosova.

Carmen ka filluar modelimin qysh në moshën 15 vjeçare ndërsa ka qenë modele kopertinash për revistat e njohura si Vogue dhe Harper’s Bazaar ndërsa nuk është ndalur më që atëherë.

Modelja 84 vjeçare është futur edhe në librin e rekordeve Guinness si modelja e sfilatave me karrierën më të gjatë.
“Jam një gustatore e mirë në ushqim dhe sex”, ka thënë ajo për revistën e njohur amerikane Neë You.
“Kam jetuar një jetë të mrekullueshme. Sa gra të moshuara keni njohur që fotografitë e tyre për dokumentin e pensionit ia ka realizuar Normak Parkinson”, ka thënë ajo në një nga intervistat e saj të shumta.
Carmen ka thënë se shpreson që të jetojë 100 vjet dhe të vdesë duke veshur akoma take.



