Qe projektuar si autostradë e tipit të mbyllur e u pati miratuar edhe kredia 200 milionë euro.
Kjo nuk u jetësua, e edhe shpronësimi për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë u pati anuluar, raporton Klan Kosova.
Tek këtë të hënë, Ministria e Infrastrukturës hapi thirrjen për tenderim në segmentin Dollc-Zahaq që kap shifrën e 47 milionë eurove, e sipas ish-ministrit të këtij dikasteri, gjithçka ishte gati që ky projekt të nisë më 2018.
Nisja e procedurave tenderuese në vitin e fundit të kësaj qeverie, për ish-ministrin Pal Lekaj ka veç një qëllim.
Vullnetin për ta nisur këtë pjesë të rrugës e çmon një deputet opozitar i kësaj ane. Por për Hajdar Beqën, faji qëndron tek qeveritarët.
Përfundimi sa më parë i kësaj rruge, është i domosdoshëm sipas ligjvënësve edhe për zhvillimin e rajonit të Dukagjinit. /Klankosova.tv
https://youtu.be/32sB3kGjgEE
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.