Legjenda e Los Angeles Lakers, Magic Johnson, e ka quajtur Kobe Bryant-in, si lojtarin më të mirë të Los Angeles Lakers të të gjitha kohërave.
Pesë herë kampioni i NBA-së, Bryant, i dha fund karrierës së tij 20 vjeçare në prill të vitit 2016, si 18 herë All-Star, ndërsa ceremonia e tërheqjes së dy fanellave të tij u mbajt mbrëmë midis pjesëve, në ndeshjen që ata e zhvilluan kundër kampionëve aktualë, Golden State Warriors.
“Jemi këtu që ta festojmë më të mirin që ndonjëherë ka veshur të vjollcën dhe të artën”, tha ish-lojtari i Lakers, Johnson.
“Ai na bënte t’i fërkojmë sytë dhe të hamendësojmë se çfarë posa kishim parë”.
“Nuk do të ketë kurrë një tjetër Kobe Bryant”, shtoi Johnson që është vetë pesë herë kampion me Lakers, si dhe tre herë MVP.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.