16.08.2018 · përditësuar para 2885 dite1 min lexim
Debutoi më 1983 me albumin e saj eponim të emrit të saj skenik, Madonna, që në të vërtetë është referencë e Shën Mërisë.
Ajo doli ndryshe – provokative, kontradiktore, revolucionare, dhe thyese barrierash.
Anipse katolike, raporti i saj me katolicizmin nuk ka qenë i drejtpërdrejt, pasi që i shërbeu si stil qendror estetik dhe si inspirim, si simbol i një tejkalimi të fëmijërisë traumatike dhe të tensionuar, dhe si rebelim ndaj një sistemi shtypës.
Pikërisht CNN, në nderim të mbushjes së gjashtë dekadave jetë nga diva më e madhe e muzikës botërore, sjell një album fotografish që shfaqin stilin e çupës katolike që ‘iu fut rrugës së keqe’.
https://www.youtube.com/watch?v=s__rX_WL100
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.