Presidenti i Francës Emmanuel Macron, e ka kritikuar hapur Serbinë.
Macron tha se Serbia po ecën ngadalë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evopian.
Këto deklarime, presidenti francez i bëri gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, shkruan Euronews.al përcjell Klankosova.tv
Ai theksoi se vendet për të cilat janë hapur negociatat duhet të investojnë sa më shumë në vendin e tyre dhe të mirëmbajnë lidhjet që kanë me Evropën.
"Duhet të ketë një mekanizëm respekti. Serbia po ecën shumë ngadalë në procesin e anëtarësimit. Anëtarësimi po bën mbrapa në këto vende. Ne që jemi në BE duhet të bëjmë vetë reforma. Nuk është e vërtetë se mund të zgjerohemi pa fund me mënyrat aktuale të zgjerimit. Duhet të jemi të kthjellët dhe ky është një mekanizëm shumë I mirë. Kemi akoma shumë punë për një epokë të re ribashkimi që po hapet, dhe është një nga sfidat e mëdha të Europës për muajt e ardhshëm. DUhet ta bëjmë duke tronditur zakonet dhe traditat. Vendet që munden të investojnë më shumë. Duhet të mirëmbajmë lidhjen me Europën. Në vendin tuaj marrëdhënia me Europën është në nivele të jashtzakonshme”-tha ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.