Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kujtuar legjendën e muzikës franceze, Charles Aznavour, i cili vdiq sot në moshën 94 vjeçare.
Përmes dy postimeve në llogarinë e tij në Twitter, ai tha se Aznavour do të mbijetojë gjatë përmes kryeveprave të tij.
I pari i Francës njëkohësisht tha se e kishte ftuar yllin francez në Yerevan, kryeqytetin e Armenisë, nga e kishte origjinën Aznavour, dhe me të cilin vend kishte lidhje shpirtërore po aq të fortë sa me Francën.
“Thellësisht francez, i lidhur ndjeshëm me rrënjët e tij armene, i njohur kudo në botë, Charles Aznavour do t’i ketë shoqëruar gëzimet dhe pikëllimet e tri gjeneratave. Kryeveprat e tij, vula e tij, rrezatimi i tij unik do ta mbijetojnë atë për një kohë të gjatë”, ka shkruar Macron.
“E pata ftuar në udhëtimin tim në Yerevan për samitin e botës frëngjisht-folëse, ku ai do të këndonte. Do ta ndajmë me popullin armen vajtimin e popullit francez”, shtoi ai në postimin pasues.
https://www.youtube.com/watch?v=VHXefTcCHvg
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.