Podcast TV
SQ·EN·DE
Klan Kosova
Të gjithaLajmeSportTVPriveViralEkonomiShëndetKulturë
Klan Kosova
Lajme
KosovaShqipëriaRajoni dhe BotaPolici dhe Gjyqësi
Sport
FutbollBasketbollART SportAuto SportSportet LuftarakeSporte të tjera
TV
Prive
YjeModa
BBVIP
Big Brother VIP 4Big Brother VIP 3Big Brother VIP 2Big Brother VIP 1
Viral
FotoVideoGrafikë
Ekonomi
FinancaBujqësiIndustri
Shëndet
Covid-19Këshilla mjekësoreZbulime mjekësore
Kulturë
MuzikëKino dhe TeatërLibërArte pamore
Opinione
Të Tjera
LifestyleKurioziteteTech & AutoArkivi
Klan Kosova
Gjuha
SQShqipENEnglishDEDeutsch
Lajme
Kosova · Shqipëria · Rajoni dhe Bota · Polici dhe Gjyqësi
Sport
Futboll · Basketboll · ART Sport · Auto Sport · Sportet Luftarake · Sporte të tjera
TV
Prive
Yje · Moda
BBVIP
Big Brother VIP 4 · Big Brother VIP 3 · Big Brother VIP 2 · Big Brother VIP 1
Viral
Foto · Video · Grafikë
Ekonomi
Financa · Bujqësi · Industri
Shëndet
Covid-19 · Këshilla mjekësore · Zbulime mjekësore
Kulturë
Muzikë · Kino dhe Teatër · Libër · Arte pamore
Opinione
Të Tjera
Lifestyle · Kuriozitete · Tech & Auto · Arkivi
RadioPodcastArkivi
Klan Kosova
Esc

NË TREND TANI

01Paketa fiskale↑ 124%02Prishtina vs AEK↑ 89%03BBVK eliminimi↑ 67%04Samiti i BE-së↑ 42%05Bogdanoviq NBA↑ 31%

KËRKIME TË FUNDIT

Kuvendi paketa fiskaleSkema programoreKosova TodayFamilja Ime

SHKURTORE

DrejtpërdrejtSkemaLajmetRubikonBBVKSportPrive
LIVE·KLAN KOSOVA HD
Nata e eliminimit
LIVEHD
Nata e eliminimit
Episodi 142 · Sonte 21:00 — 23:30
142,847duke shikuar
1h 27mnë ajër

Momentet

Përditësuar pak më parë
    Lajmet e fundit
    Klan Kosova

    Televizioni 'Klan Kosova' u themelua në dhjetor 2008 dhe është një ndër kanalet më të ndjekura në Kosovë e diasporë. Jemi një.

    info@klankosova.tv
    +383 38 555 555
    Rr. Tirana, Prishtinë 10000
    Lajme
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni dhe Bota
    • Polici dhe Gjyqësi
    Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • ART Sport
    • Auto Sport
    • Sportet Luftarake
    • Sporte të tjera
    Programet
    • Lajmet
    • Rubikon
    • Info Magazine
    • Edicioni Special
    • Ora Shtatë
    • Ora e Pasdites
    • Prive
    • Familja Ime
    • Kiks
    • Sports Show
    Mediat
    • Drejtpërdrejt
    • Radio
    • Podcast
    • Aplikacioni iOS
    • Aplikacioni Android
    • Reklamoni
    © 2026 Televizioni Klan Kosova · Të gjitha të drejtat e rezervuara
    KushtetPrivatësiaCookiesKontakt
    Macron dhe Starmer, mbretërit e rinj të rrëzuar, me nostalgjinë për madhështinë | Klan Kosova
    1. Ballina
    2. Kolumne
    3. Macron dhe Starmer, mbretërit e rinj të rrëzuar, me nostalgjinë për madhështinë
    Kolumne

    Macron dhe Starmer, mbretërit e rinj të rrëzuar, me nostalgjinë për madhështinë

    KKKlan KosovaKlan Kosova
    02.06.2025 · përditësuar para 386 dite5 min lexim
    Macron dhe Starmer, mbretërit e rinj të rrëzuar, me nostalgjinë për madhështinë

    Macron dhe Starmer nuk pranojnë melankoli. Mendojnë ta kompensojnë pavlefshmërinë e vendeve të tyre përballë kolosëve të vjetër dhe të rinj (India, madje edhe India!) me një makiavelizëm të lirë dhe një shkencë mashtrimesh të kopjuar nga e kaluara. Për Europën, mbështetja te këto iluzione të çala të këtyre mbretërve të rrëzuar, mund të jetë një gabim fatal

    Ja tek janë! Punojnë në çift, ia kalojnë njëri-tjetrit stafetën në ironi, dhe manovra të fshehta dy mjeshtrit e zellshëm: samit urgjent në Paris… Shumë urgjent! Rishihemi në Londër… Shumë shumë urgjente! Komandat e Larta të thirrura në raport tek ne… Vullnetarë, të paepur, jetimë të Trump-it, mjaft me zvarritjen, është momenti për të vepruar në mënyrë të ekzagjeruar, koha e “angazhimeve të palëkundura”, e “forcave penguese”, për “të marrë përgjegjësinë për sigurinë edhe të fqinjëve!” I sheh, Macronin dhe Starmerin, teksa shtrëngojnë duart me grupin që kanë ngritur, një grup të mërziturish, të përtuarish, fytyra që mezi presin të bëjnë fotografinë e grupit dhe pastaj të ikin për t’u marrë me gjëra serioze në vendin e tyre, taksat, inflacionin, etj… Dhe megjithatë janë pikërisht këta tridhjetë të hutuar që Dyshja do të donte t’i rebelonte kundër monopolizmit tiranik të të Mëdhenjve – Trump, Putin, Xi – duke i treguar triadën e përbindshme, zemërimit të një turme të gatshme t’u bindet urdhrave të Entente cordiale-s së re: na i lini neve, dhe nesër gjithçka do të ketë mbaruar, pushtimet, abuzimet, taksat – dhe Europa do të komandojë sërish! Do të ishte një kauzë e mirë, nëse nën retorikën e atdheut të përbashkët nuk fshiheshin inatet e tyre të papjekura dhe egoiste, projektet për pasurim të shpejtë, vaniteti i pakufishëm. Po t’i dëgjosh, armëpushimi është një mallkim, lufta e përgjithshme është pas dere, Legjioni dhe komando-t e madhërisë së tij duhet të ishin tashmë duke marshuar përgjatë Dnipros për t’u vënë “kapistallin” telashlendjellësve të Moskës. E kupton vazhdimisht përsëritjen pa fund të rrënimit franko-britanik, të presionit të madh të pafuqisë së maskuar si politikë, që rrjedh, degëzohet dhe përhapet si uji qëpërmbyt. Duan të imitojnë Churchillin dhe De Gaullen, por ngjajnë më shumë me Stenterellon dhe Pulçinellën. Jemi dëshmitarë të një shfaqjeje të rrezikshme nga dy doktrinarë pa mjete, të mësuar të ndryshojnë dhe tradhtojnë doktrinat e veta sipas rastit: predikojnë anti-laburizmin dhe duan të eksportojnë migrantët në Katanga, u heqin ndihmën për ngrohje tetëdhjetëvjeçarëve të varfër për të ndërtuar topa, bëjnë zhurmë kundër tiranit të Moskës dhe pastaj përdorin maskarenj të ulët si ndërmjetës për të mbështetur ish-perandorinë. Sa më shumë faktet i shkatërrojnë teoritë e tyre të pamundura, aq më shumë përpiqen t’i rindërtojnë me propagandën iluzore të fjalëve. Janë dëshira të rrezikshme kur ke të bësh me armë dhe riarmatim. Për të ndërtuar një ushtri që funksionon jo për parada dhe manovra, por për luftë, duhen vite, ndërsa ata nxisin pasione të turbullta si të ishte fjala për një luftë të afërt dhe të lehtë për t’u zgjidhur. Këto imazhe grupi (kanë madje edhe Erdoganin, çështja e arrestimeve të tij më të fundit me siguri nuk është në rendin e ditës të Vullnetarëve…) sjellin ndër mend zhurmën e një turme që llomotit për të kaluar kohën, ato mbledhje të përfaqësuesve të të njëjtit profesion në ndonjë hotel luksoz, dentistë ose sipërmarrës punësh publike. Midis kravatave dhe kostumeve të vogla, i vetmi që duket se ka diçka të tmerrshme për të përballuar, fatkeqësisht, është ai – Zelensky. E ftojnë, paraqitet, ai e di që nuk janë këta muhabetçinj të sforcuar që vendosin për gjërat vendimtare; forca e tyre e vetme është dhe do të jetë çeku i bardhë. Ai mund t’u përsërisë në sy, atë që fatkeqësisht nuk mund t’ia thotë Trump-it: që Ukraina ka të drejtë të mos bëjë asnjë lëshim. Cili është qëllimi i kësaj vërtitjeje teatrale dhe organizative në të dy brigjet e kanalit? Të sabotojnë “paqen” e tmerrshme të Trump-it, duke i pëshpëritur Zelenskyt: mos beso, thuaj jo për gjithçka, në Riad duan të të mashtrojnë, SHBA dhe Rusia kanë tashmë një ujdi. Jemi ne ata që po bëhemi fuqia e parë ushtarake në botë. Para se realiteti i pamëshirshëm të zbehë shkëlqimin e dy zotërinjve të luftës, ata arkëtojnë një parantezë si protagonistë; dhe biznesi i riarmatimit shenjtërohet nga nevoja për t’u mbrojtur. E megjithatë, është e lehtë të zbulohet gënjeshtra mbi të cilën mbështetet gjithçka: se qëllimi është të organizohet paraprakisht Forca ushtarake që do të garantojë zbatimin e armëpushimit të ardhshëm dhe të pengojë Putinin të përfitojë prej tij. Nëse ka një gjë të sigurt në ngatërrimin e negociatave të brishta në Riad, është pamundësia që trupat e vendeve europiane dhe të NATO-s të kenë një rol çfarëdo në terren në Ukrainë. Moska i konsideron ata, me të drejtë, bashkëluftëtarë me Kievin dhe nuk do t’i pranojë kurrë. Putini ka bërë të derdhet gjak rusësh për tre vjet, duke u thënë se kjo shërbente për të mbajtur Aleancën larg kufijve të tij, dhe tani do të duhej t’i bindte, për t’i bërë qejfin dyshes Macron Starmer , që të vendosin topat dhe bagazhet në Kharkiv! Dy perandoritë, fatkeqësisht, do ta zgjidhin mes tyre çështjen e garancive të ndërsjella për periudhën pas luftës. Evropën, me “fuqitë” e saj të vetëshpallura, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, të dyja i konsiderojnë të pabesueshme dhe armiqësore, një mumje. Macron dhe Starmer nuk përpiqen të krijojnë Europën, por më tepër të kthejnë pas filmin e Historisë, e cila që nga viti 1945 i ka lënë pashmangshmërisht në qoshen e trishtuar të ish-fuqive. Po realizojnë një ribërje groteske të vitit 1956, ndërmarrjen fatkeqe të Suezit, kur Eden dhe Coty vendosën të rimarrin kanalin e Suezit, të sekuestruar nga pretendimet e padurueshme të botës së tretë të Nasser-it. Duhej një pretekst, i dhanë dritën jeshile Izraelit: të hedhim parashutistët për të ndarë palët në konflikt, që po rrezikojnë sigurinë e lundrimit dhe tregtisë! Qe blegërima e fundit e kolonializmit evropian në grahmat e fundit; bota ishte tashmë e ndarë në sfera kontrolli midis Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik (që po vendoste tanket drejt Budapestit). Mjaftuan një palë telefonata dhe parashutistët e Massu-t u kthyen me trishtim. Macron dhe Starmer nuk pranojnë melankoli. Mendojnë ta kompensojnë pavlefshmërinë e vendeve të tyre përballë kolosëve të vjetër dhe të rinj (India, madje edhe India!) me një makiavelizëm të lirë dhe një shkencë mashtrimesh të kopjuar nga e kaluara. Për Europën, mbështetja te këto iluzione të çala të këtyre mbretërve të rrëzuar, mund të jetë një gabim fatal.
    ●●●
    Shpërndaje këtë artikull
    KK
    SHKRIMI NGA

    Klan Kosova

    Editorial nga Klan Kosova — ndjek kolumne dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.

    Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter
    Më të lexuara
    1. 01“Më thirri babai i saj”, Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak të tij (VIDEO)
    2. 02Rozhajë: Kujtohen refugjatët e vrarë mes "Orës së Maleve"
    3. 03Putin sulmon NATO-n në paradën e reduktuar të Ditës së Fitores
    4. 04Çitaku publikon komentet fyese ndaj saj: Këtë gjuhë linçuese e ka instaluar VV-ja
    5. 05“Të lutem kthehu”, Osmani publikon mesazhet e qytetarëve të cilët e bindën të kthehet në LDK (VIDEO)
    Newsletter

    Lajmet kryesore çdo mëngjes në email-in tënd.

    Vazhdo të lexosh

    Mesazhi për pushtetin në emërimin e Louise Arbour që akuzoi Millosheviqin në Hagë
    Kolumne

    Mesazhi për pushtetin në emërimin e Louise Arbour që akuzoi Millosheviqin në Hagë

    para 54 dite
    Kur një prokuror gabon në lexim, gabon në drejtësi
    Kolumne

    Kur një prokuror gabon në lexim, gabon në drejtësi

    para 58 dite
    Sovrani po flet për vesh të shurdhër
    Kolumne

    Sovrani po flet për vesh të shurdhër

    para 58 dite