04.10.2016 · përditësuar para 3562 dite1 min lexim
Të gjitha macet mbahen mend nga pronarët e tyre, por shumë pak prej tyre mbahen në mend nga gjithë bota.
Tombili ishte një maçok i famshëm në Stamboll, fotografia ku shihej duke u relaksuar në një pozitë jo fort të zakonshme për një kafshë, në një rrugë të Stambollit ishte bërë tejet e famshme, transmeton Klan Kosova.
Pas postimit të kësaj fotografie, ai u bë shumë i famshëm në internet por maçoku ka ndërruar jetë në gusht.
Tani Tombilit të famshëm ia kanë ndërtuar një statujë prej bronzit pikërisht në rrugën ku ai relaksohej.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.