Ekspertët thonë se vaksinimi i kafshëve shtëpiake mund të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së varianteve të reja të COVID-19.
Sir Mark Hendrick i Laburistëve në Britani të Madhet ha se një gjë e tillë është shumë e nevojshme.
"Prioritet është të vaksinohen njerëzit, por më pas duhet t’i vaksinojmë edhe kafshët", shkruan Mirror, transmeton Klankosova.
Ndërsa redaktori i revistës Virulence, Kevin Tyler foli për mutacionet që mund të ndodhin.
“Mutacionet mund të kthehen te njerëzit”, tha ai.
Transmetimi i koronavirusit nga kafshët tek njerëzit është i rrallë, korrikun e kaluar një mace doli pozitive në Mbretërinë e Bashkuar ku virusin e mori nga pronari i saj.
Shoqata Britanike e Veterinës u rekomandon pronarëve të lajnë duart pasi të prekin kafshët shtëpiake sepse mund të bartet virusi.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.