Ëndrrën e ekipit Brighton për pjesëmarrje nga garat evropiane sezonin e ardhshëm e mbajti të gjallë argjentinasi Alexis MacAllister.
Krejt në fund të ndeshjes, ai shënoi nga pika e bardhë në fitoren e madhe ndaj Manchester Unitedit, përcjell klankosova.tv.
Ky doli të jetë goli i shënuar më së voni në dy sezonet e fundit, saktësitë në minutën 98:16.
Por kjo është një hakmarrje e Brightonit dhe MacAllisterit ndaj Unitedit.

Kjo pasi i fundit që kishte shënuar gol të vonshëm ishte Bruno Fernandes në vitin 2020 pikërisht kundër Brightonit në minutën 99:45. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe iOS
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.