Lajmet e fundit

Olympique Lyonnais (Lyon) do të qëndrojë në Ligue 1 sezonin e ardhshëm, pasi ka fituar apelin kundër vendimit për rënie në Ligue 2 për shkak të shqetësimeve financiare.
DNCG, organi që mbikëqyr financat e klubeve në Francë, kishte konfirmuar rënien muajin e kaluar, por kjo u anulua të mërkurën."Vendimi i sotëm është hapi i parë për rikthimin e besimit te Lyon," deklaroi klubi.
"Tani mund të fokusohemi te objektivat sportive. Ky vendim prek edhe fatin e Crystal Palace në garat evropiane. Në rast se Lyon binte, do të përjashtohej nga Europa League për shkak të një marrëveshjeje me UEFA. Por me qëndrimin e Lyonit në elitë, ka rrezik që Palace të përjashtohet për shkak të rregullit të pronësisë së dyfishtë, pasi John Textor ka aksione si te Palace ashtu edhe te Lyon.