Lyoni e ka fituar derbin e 127-të ndaj rivalëve të tyre Marseille, në olimpikën e zhvilluar në xhiron e tretë të Ligue 1.
Marseille dominoi minutat e para, mirëpo humbi kontrollin e lojës kur Egan-Riley u ndëshkua me të kuq në pjesën e parë.
Nga ai moment Lyon ishte skuadër më e mirë dhe arriti të fitonte me autogolin e shënuar nga Balerdi në minutën e 88-të.
Lyon shkon në kuotën e 9 pikëve me tri fitore në këtë kampionat, duke e ndarë lidershipin me PSG, derisa Marseille mbetet me tri pikë dhe dy humbje në këtë start kampionati.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.