Real Madridi i shkon sonte Manchester Cityt në kuadër të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve.
Vitin e kaluar Mbretërit kishin dalë faqebëardhë nga Etihad Stadium duke siguruar finalen pas penaltive.
Ata eventualisht edhe e fituan trofeun e cmueshëm të Ligës së Kampionëve duke mundur Borussia Dortmundin në finale.
Por gjysmëfinalja ndaj Cityt ishte ndoshta ndeshja më ngjethëse e sezonit të kaluar.
Atëbotë, portieri numër një i Realit, Thibaut Courtois, kishte qenë i lënduar, dhe në vend të tij ato javë mbronte Andryi Lunin.
Ukrainasi ishte një hero i vërtetë para dhe gjatë penaltive. Ai kishte arritur të pranojë vetëm një gol ndonëse kampioni në fuqi i asaj kohe kishte goditur 33 herë në drejtim të portës së tij.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.