Opera e Kosovës do të mbajë sonte, një koncert recital me pianisten e njohur Lule Elezi, e cila do të performojë për herë të parë me këtë Orkestër.
E dalluar për lojën e saj të fuqishme dhe e cilësuar si virtuoze në interpretim, ajo vlerësohet për emocionin që sjell në veprat e kompozitorit Frederic Chopin.
Ky koncert do të mbahet në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe do të dirigjohet nga maestro Oleg Arapi, dirigjent me profil të lartë artistik.
Gjatë këtij koncerti do të interpretohen vepra të kompozitorëve të njohur botërorë si Donizetti, Beethoven, Chopin, Ponce, Bizet dhe Suppé.
Koncerti do të nisë në orën 20:00, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.