Lajmet e fundit

Në Galerinë 17 në Prishtinë, sonte nga ora 19:00 bëhet hapja e ekspozitës “In the Making” nga Luiza Thaqi dhe Lena ViolettaLeitner.
Në një rrjet dinamik, ku elementët natyrorë dhe shoqërorë ndërthuren duke bashkëkrijuar, ndërmjetësuar dhe mbijetuar së bashku, Luiza Thaqi dhe Lena Violetta Leitner, shpërfaqin këtë marrëdhënie dinamike në ndryshim të vazhdueshëm mes specieve, midis entiteteve të ndryshme, përgjatë kohës.
Nën temën e Ekologjia Queer tentohet të ofrohet një gjuhëpërfshirëse, një gjuhë që nderon dhe njeh personalitetin e botësnatyrore, duke e çliruar atë nga objektivizimi i zakonshëm ibotës së gjallë; vë në pah ndërveprimet me aktorët jo organik, sidhe për më shumë, shpalos identitete fleksibile që ri-konfigurojnë nocionet e territorit dhe të kohës. Në këtë mënyrëç’lirohet perceptimi ekologjik nga kufijtë e ngurtësuar dhe e vendosim atë në një gjendje të vazhdueshme rinegocimi dhebashkëkrijimi.
Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 27 nëntor2025./Klankosova.tv