Në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, atletja Luiza Gega fitoi garën 3000 metra me pengesa, duke shkëlqyer në pistë, teksa dominon në çdo metër të garës.
Gega e ndali kronometrin në 9.14.29, një kohë e jashtëzakonshme, sepse brenda pak ditësh thyen sërish rekordin kombëtar 9:15.48, që u vendos nga vetë ajo më 6 qershor në Holandë, transmeton Klankosova.tv.
Atletja shqiptare arriti edhe kohën më të mirë në Lojërat Mesdhetare, që mbahej nga vetë ajo me 9.27.73 si dhe konfirmoi medaljen e artë që e pat fituar katër vite më parë në Tarragona.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.