Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka pësuar frakturë në klavikulë pas një aksidenti me biçikletë.
Klubi ka njoftuar se spanjolli, i cili sezonin e kaluar e udhëhoqi PSG-në drejt titullit të Ligës së Kampionëve, do t’i nënshtrohet një operacioni pas lëndimit të marrë të premten.
“Pas një aksidenti me biçikletë të premten, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, është trajtuar nga shërbimet emergjente dhe do t’i nënshtrohet një operacioni për frakturë të klavikulës.
Klubi shpreh mbështetjen e plotë dhe i uron atij shërim të shpejtë. Informacione të tjera do të ndahen me kohë", thuhet në njoftimin e klubit në platformën X.
PSG muajin e kaluar mposhti Tottenham-in në Superkupën e UEFA-s, ndërsa në Ligue 1 i ka fituar tri ndeshjet e para të sezonit.
Parizienët ndeshjen e radhës do ta luajnë më 14 shtator kundër Lens.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.