Trajneri i PSG-së ka lavdëruar në maksimum performancën e portierit Rus, Matvey Safonov ndaj skuadrës së Strasbourg-ut, në fitoren 1-2, në të cilën portieri i PSG-së priti një penallti.
Luis Enrique: Safonov? Portieri më i mirë që kam pasur ndonjëherë në karrierën time për pritjen e penalltive.
Kam pasur shumë portierë të fortë, por ai ka një aftësi të jashtëzakonshme, di të lexojë se në cilën anë do të godasë kundërshtari.
Pavarësishtë që Luis Enrique, kishte larguar Donnaruman për të sjell Lucas Chevalier, ky i fundit duket se nuk ka arritur të bind me performanca. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.