Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka folur në konferencën për shtyp para sfidës së rëndësishme të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës, duke theksuar objektivin madhor të skuadrës: triumfin në Champions League.
"Synimi ynë është i qartë, ta fitojmë sërish Championsin", u shpreh Enrique me vendosmëri.
Tekniku spanjoll komentoi gjithashtu edhe gjendjen e tij fizike pas incidentit me biçikletë dhe ndërhyrjes kirurgjike në shpatull.
"Jam shumë mirë. Ende nuk kam vendosur nëse do ta ndjek ndeshjen nga pankina apo nga tribuna", tha ai.
Luis Enrique mbetet i fokusuar te përgatitja e skuadrës dhe beson se PSG ka potencialin për të luftuar deri në fund për trofeun më të rëndësishëm evropian.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.