Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka dhënë një deklaratë të fortë përpara përballjes së radhës ndaj Liverpool, duke theksuar se skuadra e tij nuk do të futet në fushë për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë.
“Do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe nga ajo e parë. Duhet të dimë të menaxhojmë momentet e vështira dhe më pas të bëjmë lojën tonë si zakonisht, duke luajtur futbollin tonë dhe jo duke ardhur këtu për të mbrojtur rezultatin,” u shpreh ai.
Kjo deklaratë tregon qartë filozofinë sulmuese të teknikut spanjoll, i cili njihet për stilin e tij të lojës dominues dhe posedim të topit./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.