Faza e fundit e ndeshjeve po zhvillohet në të gjitha garat e basketbollit vendor dhe atij ndërkombëtar, teksa premiera e 486 e emisionit më të dashur dhe të vetëm ekskluziv për basketbollin, Asist, sjell më të rejat mbi atë që po ndodh në palestrat vendore dhe ato evropiane dhe botërore.
ASISTI 486, me fillim nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe 10 minuta pas mesnate në Klan Kosova, sjell raportet e plota dhe analizat e detajuara të ndeshjeve të zhvilluara gjatë javës që lamë pas në të gjitha ligat e basketbollit vendor, por edhe komplet raportet e ndeshjeve të luajtura në ABA Ligë, Euroligë dhe NBA si dhe më të rejat nga këto gara të rëndësishme, ku lufta po vazhdon të jetë e zjarrtë mes skuadrave që duan inkuadrimin në fazën playoff.
Në palestrat kosovare, javën që lamë pas, u zhvilluan disa duele shumë interesante si ajo direkt mes dy skuadrave të para në tabelë, Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, mirëpo edhe ndeshje tjetër interesante mes Rahovecit dhe Prizrenit 16 dhe “Derbi i Dukagjinit”, Bashkimi – Peja.
• Kush ishte MVP dhe cilët lojtar janë në 5-shën e javës në ASIST?
• Si e fitoi Trepça duelin kundër Golden Eagle Yllit?
• Cili ishte momenti vendimtar në fitoren e tretë rresht të Rahovecit?
ASISTI 486 gjithashtu sjell edhe analizat nga Superliga e Femrave, ku u zhvillua klasikja mes Penzës dhe Bashkimit, teksa për shikuesit është përgatitur si gjithnjë edhe blloku jashtëzakonisht i pasur i përmbledhjeve nga Liga Unike e Meshkujve dhe ajo e Femrave.
Rubrika shumë e dashur dhe unike për të gjithë ne, Shqiptarët në Botë, edhe sonte sjell lajmet më të reja lidhur me suksesin dhe performancat e basketbollistëve shqiptarë, që luajnë anekënd Evropës dhe përtej Oqeanit Atlantik.
Natyrisht, pjesa e fundit i dedikohet përmbledhjes së lajmeve nga ABA, Euroleague dhe NBA, kurse përmbylljen e bëjmë me Top 10 aksionet e Javës nga Artmotion Superliga.
Gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 486 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën, duke filluar nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe 10 minuta pas mesnatës në Klan Kosova.
KËNAQUNI!
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.