Qindra dokumente të deklasifikuara për periudhën qershor 1998 - qershor 1999 janë paraqitur në librin "Lufta përmes fjalëve të tyre".
Autori i këtij libri është britaniku, Marc Perry i cili tash e një dekadë jeton në Kosovë.
Ideja për të shkruar një libër të tillë erdhi rastësisht duke treguar se si liderët botërorë kuptuan planin dhe pabesinë e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Ky libër përmban dokumente që dikur ishin sekrete, kryesisht letra të shkruara nga Bill Clinton, Tony Blair, Boris Jeltsin, e diplomatë të tjerë të nivelit të lartë në botë.
https://www.youtube.com/watch?v=z9U2bmrAUBg
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.