Gara është një përplasje e pastër mes kthimit spektakolar në pretendent nga Detroit Pistons dhe mbijetesës taktike pa lojtarin kryesor nga Boston Celtics.
J.B. Bickerstaff (Detroit Pistons) si zgjedhje "Narrative" nga ekspertët dhe analistët e ligës.
Trajneri i Pistons, e mori një ekip me 14 fitore nga fundi i tabelës dhe e dërgoi në vend të parë (#1 seed) me një përmirësim masiv prej +46 fitoreve dallim nga sezoni paraprak. Ai e mbajti ekipin në binarë edhe pas dëmtimit të Cade Cunningham. Është një anomali statistikore që vështirë se mund të votohet kundër, raporton KlanKosova.tv.
Joe Mazzulla (Boston Celtics) si zgjedhje "Taktike", i cili mbeti pa lojtarin e tij më të mirë (Jayson Tatum), por sërish siguroi vendin e dytë (#2 seed). Boston statistikisht, qëndroi në Top 5, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, sepse sistemi i tij është i pathyeshëm, edhe duke aktivizuar lojtarë të rinj apo zëvendësues nga “banka e dytë”.
Verdikti i cili pritet të mirret pas analizave, në njërën anë “mrrekullia” nga J.B. Bickerstaff, që ka statistika mbresëlënëse, por në anën tjetër qëndron argumenti për Joe Mazzulla, që ka dhënë leksione taktike.
Gjithashtu nuk mund të nënvlerësohet edhe trajneri Mitch Johnson (San Antonio Spurs), i cili mbetet "kali i zi" i garës, por në fakt ky është një duel mes dy personash për trofeun e trajnerit të sezonit në NBA.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.