Ka përfunduar baras pjesa e parë në mes Vushtrrisë dhe Lirisë në ndeshjen e barazhit.
Të parët që kaluan në epërsi ishin prizrenasit, ku Diar Nikqi ia dha epërsinë Lirisë në minutën e 10-të të ballafaqimit.
Pas disa përpjekjeve, goli i barazimit për vushtrriasit erdhi në minutën e 37-të të ndeshjes. Ishte Daut Maxhuni ai i cili vuri baraspeshë në fushë.
Kushdo që e fiton këtë ballafaqim do të ngjitet në Superligën e Kosovës, pasi Drenica edhe Prishtina e Re tashmë e kanë siguruar ngjitjen.
Ndeshjen mes Vushtrrisë dhe Lirisë mund ta ndiqni ekskluvizisht në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.