Java e 27-të e Superligës në futboll do të përmbyllet me ndeshjen e cila zhvillohet në Klinë në mes të Dukagjinit dhe Llapit.
Dyja skuadrat janë në luftë për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.
Ekipi i Ismet Munishit gjendet në vendin e tetë në tabelë me 32 pikë, njofton Klankosova.tv.
Derisa, ai i Tahir Batatinës, është në vendin e nëntë me 30 pikë.
Fitorja do të jetë e domosdoshme sot për secilën palë, por mbetet të shihet nëse njëra prej tyre do ta arrijë t'i marrë pikët e plota.
Loja nis nga ora 15:00 dhe transmetohet në kanalin Sport 1 të platformës më gjigante televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.