Lucia Pietroiusti është emëruar kuratore e edicionit të 6-të të Autostrada Biennale, që do të zhvillohet në Prizren, nga korriku deri në shtator 2027.
Duke vepruar në ndërthurjen e artit bashkëkohor, ekologjisë dhe sistemeve, puna e saj sjell një qasje kuratoriale të ndërtuar mbi kujdesin, ndërlidhjen dhe mendimin kulturor afatgjatë - një ndjeshmëri që përputhet natyrshëm me vizionin, vlerat dhe rrugëtimin e Autostradës ndër vite.
Autostrada Biennale u themelua në vitin 2014 nga Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Barısh Karamuço, si përgjigje ndaj nevojës për hapësira ku arti bashkëkohor mund të sjellë njerëzit së bashku për të menduar, mësuar dhe shkëmbyer ide.
Edicioni i gjashtë i Autostrada Biennale, i cili do të zhvillohet nga korriku deri në shtator 2027, vijon këtë trajektore të ndërtuar ndër vite, duke u mbështetur në përvojën dhe trashëgiminë e edicioneve të mëparshme. Lista e artistëve, programet publike dhe koncepti kuratorial do të bëhen publike gjatë vitit 2026.
Kuratorët e edicioneve të kaluara të Autostrada Biennale kanë qenë: Manray Hsu (2017), Giacinto Di Pietrantonio (2019), Joanna Warsza dhe Ovul O. Durmushoglu (2021&2023), Erzen Shkololli (2025). /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.