Sot dhe nesër, në Kinemanë ABC në Prishtinë, do të mbahet Festivali i 5-të i Filmit Sportiv Prishtina 2025, organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Gjatë dy ditëve do të shfaqen 10 filma dokumentarë nga sporti vendor dhe ndërkombëtarë.
Në këtë edicion, premierë vjen dokumentari “Luani me rrotë nëpër botë”, që i kushtohet themeluesit të sportit të boçës në Kosovë, Luan Çabra, transmeton Klankosova.tv.
Nesër më 17 shtator në program janë 9 filma:
16:15 - “Ëndrra për lavdi”, e autores Valdete Osmani
16:53 - “Një shqelm kundër racizmit”, - Besian Beha
17:05 - “Gjuetia e adrenalinës”, - Ilir Halimi
17:26 - “Ajo Mal”, - Utalaya Foundation
17:42 - “Ia dolëm” – Blerdi Malushi
18:10 - “Rinascere” (Rilindur), – Umberto Marino
20:10 - “Kampioni i valëve” - Burim Haliti & Ganimete Sava
20:15 – “4 çerekët” – Leart Hoxha
21:15 – “10 ditë me atin tim” - Ylli Pepo, Fatmir Mneri
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.