Xhudistja Loriana Kuka i ka dhënë fund karrierës së saj në këtë sport.
Lajmin e konfirmoi trajneri i saj, Toni Kuka, përmes një postimi falënderues ndaj saj në Facebook.
“Lori, të uroj fatin e Botës në jetën tande tash e tutje, në rrugëtimin e ri jetësor”, tha Kuka.
Toni, që njëherësh është edhe axha i Lorit, tregoi se si ajo e la Zvicrën tash e 8 vjet, për të arritur ëndrrat e saj për Medalje Elitare.
“Fitoi medalje nga Kampionatet Evropiane e Botërore, e deshti edhe Olimpike por fati se deshti! Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëje krenare familjen, ekipin e kombin shqiptar! Dëshira jote e madhe ishte të arrije sukseset që i arrite për babin tand, vëllaun tim Sylen, që me aq pasion e mbolli dashurinë për sportin e xhudos tek unë, te Agroni e te mbarë familja jonë! Fal teje vlla, jam në xhudo, fal teje që ishe treneri im dhe idoli im i jetës”, tha Toni Kuka.
Falënderim për të arriturat e Lorit pati edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili, përmes një postimi në Facebook, tha: “Krenarë me TY! Mirënjohës për gjithçka që i dhatë sportit të Kosovës”.
Loriana Kuka garoi sot në Lojërat Olimpike Paris 2024. Ajo e fitoi luftën e parë drejt medaljes, mirëpo ra në të dytën. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.