Xhudistja Loriana Kuka ka vazhduar me paraqitje fantastike.
Kuka u kualifikua për në gjysmëfinalen e European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ajo në çerekfinale e mposhti xhudisten holandeze, Lieke Derks me IPPON.
Xhudistja kosovare kualifikohet në gjysmëfinale dhe pret të njoftohet me kundërshtaren e saj të radhës.
Ajo raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mundi xhudisten turke, Serdem Daharli. Ajo po garon në kategorinë deri në 78 kilogramë.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.