Lopët e bllokuara në një fshat zviceran nën kërcënimin e rrëshqitjes së shkëmbinjve, u transportuan me helikopter në një vend të sigurt.
Fshati alpin Blatten, në luginën Loetschental të Zvicrës jugore, u urdhërua të evakuohej të martën për shkak të kërcënimit të rrëshqitjes së shkëmbinjve nga terreni i paqëndrueshëm mbi vendbanim.
Rreth 300 persona dhe 52 lopë u evakuuan nga fshati.
Disa nga lopët u evakuuan nëpërmjet rrugëve, por disa nga gjedhet u desh të nxirreshin nga fshati me helikopter.
Autoritetet thanë se ende nuk e dinë se kur banorët do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=KFSG78gakes
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.